Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal

Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal

Aksi rrugor Ura e Shtrejtë-Prekal është bllokuar plotësisht për qarkullim, pas një shembjeje të konsiderueshme të trupit të rrugës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga rrëshqitja e dherave si pasojë e motit të përkeqësuar dhe reshjeve intensive të 48 orëve të fundit. Shembja është konstatuar në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, një segment problematik i këtij aksi, ku masa të mëdha dheu kanë rrëshqitur drejt rrugës, duke e bërë atë të pakalueshme dhe potencialisht të rrezikshme për çdo mjet apo këmbësor. Menjëherë pas sinjalizimit, në terren kanë ndërhyrë ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Shkodër, të cilat kanë vendosur sinjalistikën përkatëse dhe kanë bllokuar aksin, me qëllim shmangien e çdo rreziku për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas vlerësimeve paraprake, rrëshqitja e...