Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rrëshqitje dherash në Pogradec, izolohen 5 fshatra
Situata nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Korçës mbetet delikate. Problemet më të mëdha raportohen në Pogradec, ku në fshatin Dardhas ka pasur një rrëshqitje masive të rrugës. Ky aks është bërë i pakalueshëm, duke izoluar 5 fshatra të zonës, ndërsa po punohet me mjete të rënda për të krijuar një rrugë kalimi provizore. Po ashtu, lumi i Starovës ka dalë nga shtrati duke vërshuar në të dyja anët e rrugës. Edhe në Bashkinë e Korçës dhe të Devollit ka prani të ujit pranë banesave, specifikisht në fshatrat Çiflig, Shamoll dhe Proger. Në këtë të fundit, qendra e fshatit është e pakalueshme për mjetet e vogla, ndërsa policia dhe ekipet e emergjencave janë në gatishmëri. Situatë e vështirë paraqitet edhe në aksin...