Rrëshqitje dherash dhe çarje në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda
PAMJE NGA AKSI RRUGOR LIBRAZHD- Aksi rrugor Librazhd-Prrënjas ka pësuar çarje masive dhe cedim të asfaltit pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Rrëshqitja e dherave e cila ka ardhur si pasojë e gërryerjes në anën e lumit Shkumbin, ka vijuar edhe sot. Pas përkeqësimit të situatës, Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë dhe të autobusëve në këtë aks. Njoftimi i ARRSH: Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i...
Burimi:
zeri.ai