Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Rruga nacionale Librazhd-Prrënjas ka pësuar çarje masive dhe cedim të asfaltit pranë zonës së njohur si “Arrat e Gurrës”. Rrëshqitja e cila ka ardhur si pasojë e gërryerjes në anën e lumit Shkumbin, ka vijuar edhe këtë të shtunë. Si pasojë e kësaj situate Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment për arsye sigurie. Drejtuesit e mjeteve dhe operatorët e transportit janë këshilluar të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative. Rrugët kombëtare vazhdojnë të shemben sa herë ka reshje të forta apo lëvizje të terrenit. Kjo situatë shqetësuese ngre pikëpyetje mbi mënyrën si qeveria menaxhon fondet publike për rrugët dhe sigurinë e qytetarëve....
Burimi:
gijotina.com