Rrëshqitje dherash dhe akse të bllokuara, situata problematike në disa bashki të qarkut Gjirokastër
Bashkitë e qarkut Gjirokastër vijojnë punën në terren për përballimin e pasojave të reshjeve të fundit të shiut, me fokus largimin e dherave, pastrimin e rrugëve dhe vlerësimin e dëmeve. Në Bashkinë Gjirokastër, gjatë ditës së sotme do të vazhdojë puna në njësinë administrative Qytet, konkretisht në lagjen “Granicë” e sipërme, në përroin e Gjokanës në lagjen “Zinxhira”, si dhe në zonën pas Kalasë, në lagjen “Pazar i Vjetër”, ku ka rrëshqitje dherash. Pas raportit të gjeologëve, do të ndërhyhet për largimin e dherave pranë ish-agjencisë së udhëtarëve dhe sërish në përroin e Gjokanës. Forcat bashkiake, në bashkëpunim me forcat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, do të vijojnë punën në njësinë administrative Lunxhëri për pastrimin e aksit rrugor të fshatit Dhoksat drejt fshatrave Gjatë,...
Burimi:
top-channel.tv