Rrëshqitja masive në aksin Përrenjas-Librazhd, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet pas bllokimit të rrugës nacionale
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd. Gazetarja Bruna Kërçyku, raporton se hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej. Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj. Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimit me pamje filmike në Top Channel. Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga pra nga Peqini në Qukës që mbulon zona e Prokurorisë së Elbasan, pasi lumi Shkumbin po shfrytëzohet masivisht në disa zona. Autoritetet...
Burimi:
top-channel.tv