Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, paralizohet qarkullimi

Një rrëshqitje masive dheu ka paralizuar pjesërisht aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë, duke detyruar lëvizjen e mjeteve në vetëm një sens. Problemi u shfaq pasditen e së dielës në kilometrin e 13-të, pranë urës së Qenckës, ku shembja e dherave shkatërroi barrierat mbrojtëse dhe i hodhi ato mbi rrugë. Kjo situatë ka krijuar rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë. Aktualisht, ekipet e ndërhyrjes ndodhen në terren për të pastruar materialet inerte dhe për të stabilizuar segmentin e dëmtuar. Lidhur me këtë aks, projekti u prezantua si një investim strategjik prej 1.4 miliardë lekësh për lidhjen e Maliqit me Gramshin megjithatë, kjo është hera e dytë që shfaqen defekte të rënda. Përsëritja e këtyre problemeve në një segment të sapo rikonstruktuar ka...