Rrëshqiti nga një lartësi, gjetet pa shenja jete roja i minerës në Bulqizë(EMRI)

Rrëshqiti nga një lartësi, gjetet pa shenja jete roja i minerës në Bulqizë(EMRI)

FOTO ILUSTRUESE BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare. Viktima është shtetasi Bashkim Keta, i cili ishte i punësuar si roje private pranë një subjekti minerar. Bëhet me dije se ai fillimisht ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka rrëshqitur nga një lartësi, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme. NJOFTIMI I POLICISË: Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po...