Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin, zbulohet shkaku

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin, zbulohet shkaku

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Altin Hajri në Gjykatën e Posaçme, që po vijon në mungesë të tij. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, seanca e radhës u caktua në datën 15 janar 2026. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore. Hajri është pronari i  Golden Resort i dyshuar si përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Top Channel