Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin
Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për akuzën e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë. Mësohet se i kërkuari i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.
Burimi:
kohajone.com