Rregullorja e Kuvendit, Bardhi: Provokim i ulët ndaj opozitës, po shkelni Kushtetutën!

Rregullorja e Kuvendit, Bardhi: Provokim i ulët ndaj opozitës, po shkelni Kushtetutën!

Gazment Bardhi tha se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, nuk janë propozime, por “një provokim i ulët ndaj opozitës”. Ai iu referua edhe fjalëve të kryeparlamentarit Peleshi për diskutimin e tyre duke thënë se me opozitën s’ka asur asnjë diskutim. Më tej, i tha Peleshit se duhet të kërkonte falje pasi po shkelet Kushtetuta, diçka që opozita e ka thënë edhe më herët. “Nëse ke ndonjë rast konkret se me kë i keni diskutuar, thojani opinionit publik sepse ju s’keni diskutuar asnjë ndryshim me opozitën. Kur miratuat ndryshimet para 4 muajsh, sapo ishit ulur në karrigen e Kuvendit, ju thamë ndaluni se po shkelni opozitën. Sot ishte dita të kërkonit ndjesë, ju me vendosmëri të bindur për të shkelur dokumentin themeltar të shtetit, vijoni sipas...