Rregulli i ri për taksat e makinave

Rregulli i ri për taksat e makinave

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri. Përfitime konkrete për qytetarët Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në: 282,975,000 lekë të kursyera, si rezultat i eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR; 56,146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit për kryerjen e...