Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve
Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare. Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent. Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon ndryshime nga ajo e një viti më parë. Këto ndryshime prekin veçanërisht aspektet në lidhje me nxënësit mbetës dhe masat disiplinore gjatë provimeve. Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Mirela Cami, shpjegoi për ATSH-në ndryshimet e parashikuara në këtë rregullore. “Nxënësit që rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë gjithë vitit shkollor nuk do të mund të hyjnë në provimet e...
Burimi:
kohajone.com