Rraqet nuk e rrëzojnë pushtetin, janë opozita më e mirë e Ramës

Rraqet nuk e rrëzojnë pushtetin, janë opozita më e mirë e Ramës

Nga Ardi Stefa Për të shkruar këto rreshta u bënë shkas dy statuse që lexove në rrjetet sociale dhe një fjalim i kryeministrit. Statusi i parë është një perlë e mikut tim Ermal Hasimja, i cili me tone sarkastike kritikonte të gjithë opozitën që kërkon përjashtim, madje nga ajo listë nuk përjashtonte as veten. Statusi i dytë ishte i një anëtari të Këshillit Kombëtar të PD, i cili kritikonte nismën e Hasimes dhe të shoqërisë civile dhe me tone përjashtuese delegjitimonte çdo përpjekje për bashkim të opozitës, ose bashkim vetëm nën Berishën. E treta, e cila më ngacmoi ishte fjala në Kuvend e kryeministrit Rama, i cili në dukje talli deputetët djathtas tij, por në fakt mesazhi dukej se u drejtohej të gjithë shqiptarëve, si...