Risia në skemën e bujqësisë: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori

Risia në skemën e bujqësisë: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se për herë të parë këtë vit do të mbështeten të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin një biznes, kryesisht në sektorin e blegtorisë. Gjatë një konference për mediat, ku prezantoi Paketën e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2026, ministri bëri të ditur se mbështetja financiare për secilin përfitues do të jetë nga 7 deri në 10 mijë euro. “Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’u japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të ri dhe...