Riparohet defekti/ Prej 5 ditësh mungonte, rikthehet uji i pijshëm në disa lagje të Vlorës

Riparohet defekti/ Prej 5 ditësh mungonte, rikthehet uji i pijshëm në disa lagje të Vlorës

Rikthehet uji në Vlorë! Pajisja që nevojitej për të riparuar defektin në rrjetin ujësjellës në Vlorë është montuar përgjatë natës, ndërsa furnizimi me ujë vijon të jetë i pjesshëm. Burime për News24 bëjnë të ditur se është kryer prova paraprake, duke furnizuar fillimisht me ujë zonën e Lungomares. Gjithashtu, furnizimi i depos ka filluar mëngjesin e kësaj të marte dhe shpërndarja te të gjithë konsumatorët do të vijojë pasdite. Qytetarët e Vlorës u përballen me mungesën e ujit të pijshëm për 5 ditë me radhë, rast që u pasua me 2 protesta të njëpasnjëshme, që vunë në lëvizje autoritetet shtetërore.