Rinas, TIA mbyll vitin 2025 me 11,6 milionë pasagjerë

Rinas, TIA mbyll vitin 2025 me 11,6 milionë pasagjerë

Tirana International Airport (TIA) bën me dije se gjatë vitit 2025 u ka shërbyer 11,6 milionë pasagjerëve, duke regjistruar rritje, krahasuar me 10,7 milionë pasagjerë në vitin 2024. Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për transportin ajror dhe është një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend. Rrjeti ajror i TIA-së përfshin 68 destinacione, operim me 17 linja ajrore dhe lidhje direkte me 22 shtete, duke ofruar mundësi të gjera për lëvizjen e pasagjerëve, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit. Rritja e vazhdueshme e trafikut shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA-n në një nyjë të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë. Administratori i aeroportit falënderon...