Rikthehet “TikTok” në Shqipëri, qeveria sqaron vendimin: Nga masat kufizuese kalojmë te monitorimi aktiv
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Rrjeti social TikTok është rihapur zyrtarisht pas një viti, me vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme. Përmes një njoftimi publik ka reaguar qeveria, duke sqaruar opinionin publik lidhur me vendimin për heqjen e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në platformën online TikTok. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, me fokus të veçantë te mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve. Në njoftim, theksohet se ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, ndërsa po punohet për hartimin e një plani ndërgjegjësimi me fokusin te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit për përdorimin e platformave online. Njoftimi zyrtar: Agjencia për Media dhe...
Burimi:
zeri.ai