Rikthehet kaosi në rrugën Elbasan-Librazhd, moti i keq vështirëson lëvizjen e mjeteve
Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të konsiderueshme. Situata u përkeqësua ndjeshëm gjatë mesditës, për shkak të shtimit të fluksit të automjeteve në qarkullim por edhe për shkakun se disa segmente të rëndësishëm të rrugës, janë pjesë e punimeve që po kryhen për zgjerimin e Korridorit VIII, nga Miraka drejt Urës së Murrashit. Të gjitha këto segmente prej kohësh dominohen nga gropat dhe janë tejet të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve tip autoveturë. Kjo gjendje detyron drejtuesit e mjeteve të ulin ndjeshëm shpejtësinë, duke sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe rrezik për aksidente. Drejtuesit e...
Burimi:
sot.com.al