Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe vështirësi për banorët. Reshjet kanë përfshirë zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prezencë dëbore është raportuar edhe në fshatrat e thella të njësive administrative Trebisht, Ostren, Fushë Bulqizë dhe Martanesh. Trashësia e dëborës ka nisur të krijojë probleme në qarkullimin rrugor, sidomos në akset e rrugëve në zonat e minierave të Martaneshit, Zona D si dhe në Tërnovë ku lëvizja e mjeteve që transportojnë punëtorë bëhet me vështirësi. Autoritetet vendore bëjnë apel për kujdes të shtuar dhe përdorimin e pajisjeve dimërore. Ndërkohë, reshjet mund të sjellin ndikimin në bujqësi dhe frutikulturë nëse do ketë temperatura të ulëta dhe ngricat gjë që rrezikojnë të dëmtojnë pemët frutorë...