Rikthehen monopatinat? Ministria Koçiu sqaron qytetarët: E pavërtetë! Udhëzimi mbetet në fuqi, aksidentet kanë rënë

Rikthehen monopatinat? Ministria Koçiu sqaron qytetarët: E pavërtetë! Udhëzimi mbetet në fuqi, aksidentet kanë rënë

foto ilustrim: ministria albana kociu-monopatinat TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar ndaj raportimeve se janë rikthuer monopatinat në rrugët e vendit, duke i cilësuar si të pavërteta. Përmes një reagimi publik, Koçiu sqaron se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të këtyre mjeteve. Koçiu thekson se Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, ndërsa të dhënat konfirmojnë një ulje të ndjeshme të aksidenteve që lidhen me përdorimin e monopatinave. Ministrja shpreh mirënjohje për qytetarët, teksa shton se këto masa janë marrë pikërisht për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së tyre.  Reagimi i plotë i ministres Albana Koçiu: E PAVËRTETË! Udhëzimi për...