Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

Pesë studio ndërkombëtare arkitekturore prezantojnë sot projektet pretendetente për të marrë përsipër rikonstruksionin e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të konkursit, tha se qëllimi final është që kjo ndërtesë madhështore që mbart vlera historike për vendin, të integrohet me kohën, teknologjinë, cilësinë, por gjithmonë duke ruajtur identitetin e saj. “Falënderoj studiot pjesëmarrëse. Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme, jo një vendim i lehtë për të zgjedhur 5 finalistët. Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 kontrata janë në proces, 3 master plane. Janë 20 objekte publike për zhvillim. Përfitueshmëria ekonomike e kontraktuar...