Rihapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, policia apel drejtuesve të mjeteve

Rihapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, policia apel drejtuesve të mjeteve

Policia Rrugore e Elbasanit, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin në aksin Elbasan–Prrenjas, pas shembjes së një segmenti rrugor që detyroi devijimin e qarkullimit. Pas rihapjes së aksit mesditën e sotme, shërbimet e Policisë janë vendosur përgjatë gjithë segmentit për të garantuar lëvizjen e lirë dhe të sigurt të automjeteve, si dhe për të parandaluar krijimin e trafikut apo situatave të rrezikshme. Autoritetet bëjnë të ditur se në zonë vijojnë punimet, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Policia Rrugore apelon që të respektohen kufijtë e shpejtësisë, sinjalistika e përkohshme rrugore dhe udhëzimet e efektivëve në terren, si dhe ato të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Drejtuesit e automjeteve, në rast nevoje apo emergjence, ftohen të...