Riatdhesimi i Eva Dumanit, ambasadorja Kadzadej: Rasti i parë i kalimit nga Siria në Turqi, kërkesat për kthim duhen bërë pranë autoriteteve shqiptare

Riatdhesimi i Eva Dumanit, ambasadorja Kadzadej: Rasti i parë i kalimit nga Siria në Turqi, kërkesat për kthim duhen bërë pranë autoriteteve shqiptare

Eva Dumani pas 12 vite që u rrëmbye nga babai i saj xhihadist, arriti të largohet nga Siria përmes disa grupeve që e ndihmuan të kalojë ilegalisht në Turqi. Prej aty, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, u bë kthimi i saj i sigurt në Tiranë. Në kampet në Siri janë edhe 22 shqiptarë të tjerë, gra dhe fëmijë, të cilët me rrëzimin e regjimit atje, janë larguar nga kampi i ferrit Al-Hol. Ata janë ende në Siri, ndërsa në operacionet e mëparshme të shpëtimit, kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri. Ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, Blerta Kadzadej thotë se çështja ishte shumë sensitive sepse nuk ishte një kalim i thjeshtë kufiri, por i një vajze që kishte qëndruar në kampet e Sirisë, në një realitet...