Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, shtet sponsor të terrorizmit”. “Dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu. Natyrisht, në këto hapa nuk jemi pionerë sepse ka pasur më parë aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha Rama. Më tej, kreu i qeverisë paralajmëroi se duke u nisur nga rritja e çmimit të naftës si pasojë e luftës në Iran, po mendohet për krijimin e një faktori shtetëror në tregun e naftës. “Kriza po shfaqet në të gjithë botën, edhe në Shqipëri si rezultat i rritjes së çmimit të naftës. Një nga objektivat tona është...