“Revanshi”/ GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur, mes tyre Durim Bami, Aldo Avdylaj e Marklen Haka

“Revanshi”/ GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur, mes tyre Durim Bami, Aldo Avdylaj e Marklen Haka

Aldo Avdyli, Marklen Haka dhe Durim Bami TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Mësohet se për gjykm kanë kaluar Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik, të cilët janë të arrestyar, ndërsa dosja për 20 të tjerët, që janë në kërkim, është veçuar. SPAK e akuzon Durim Bamin për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Ndaj Aldo Avdylajt rëndojnë akuzat e...