“Revanshi”/ Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës, GJKKO liron nga qelia Xhelal Rrajën

“Revanshi”/ Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës, GJKKO liron nga qelia Xhelal Rrajën

xhelal rraja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arret shtëpie", duke e liruar nga burgu. Mësohet se Xhelal Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore. Sakaq, atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën. Vendimi i GJKKO: 1. Kërkuesi Xhelal Rraja me datë 17.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit të vendimit Nr. 49, datë 15.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, miratuar me vendimin Nr. 78, datë 12.07.2024 të kësaj Gjykate dhe caktimin emasës së sigurimit atë të “Detyrimit për t’u paraqitur pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore”, për...