Rëshqitje, shembje, çarje dhe izolime…Rrugë të bllokuara dhe me rrezik në gjithë vendin! LISTA nga jugu në veri

Rëshqitje, shembje, çarje dhe izolime…Rrugë të bllokuara dhe me rrezik në gjithë vendin! LISTA nga jugu në veri

foto ilustruese TIRANË- Shqipëria po përballet ditët e fundit me situatë të vështirë në disa akse rrugore, ku shembjet e dherave dhe dëmtimet e infrastrukturës kanë krijuar rreziqe për qarkullimin. Nga jugu në veri, 20 segmente rrugore janë identifikuar si problematike, duke ngritur shqetësim për sigurinë e udhëtarëve. Disa prej akseve, ku rruga ka pësuar çarje, rrëshqitje ose bllokime të pjesshme, janë të bllokuara plotësisht edhe për qarkullimin e këmbësorëve. Autoritetet dhe ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) po vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjet për stabilizimin e segmenteve të dëmtuara. Megjithatë, prej disa ditësh tashmë, situata mbetet kritike në segmentin Librazhd-Prrenjas për shkak të shembjes masive të rrugës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke shkaktuar izolim total të juglindjes së vendit.  Banorët e zonave të prekura kanë mbetur të...