Reshjet shkaktojnë dëme në Përmet/ Banesa të prekura dhe rrëshqitje toke në zonën veriore të qytetit
Reshjet intensive të mesit të janarit kanë lënë pasoja të rënda për dhjetëra familje në lagjen veriore të qytetit të Përmet. Për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve të shumta, banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u strehuar përkohësisht në konvikte ose pranë të afërmve, ndërsa banesat dhe pasuritë e tyre mbetën të dëmtuara. Humbjet në pajisje elektroshtëpiake dhe mobilie arrijnë në dhjetëra milionë lekë. Sipas banorëve, prurjet e ujit nga zonat përreth ishin të pazakonta dhe të papara më herët, madje as nga më të moshuarit e lagjes. Në veri të kësaj zone ndodhet edhe një masiv i madh dheu, i cili paraqet rrezik serioz. Zhvendosja e konsiderueshme e tokës dhe krijimi i një hendeku disa metra të thellë përbëjnë një...
Burimi:
kohajone.com