Reshjet në Durrës, jo vetëm banesa të përmbytura, por edhe studio artistike

Reshjet në Durrës, jo vetëm banesa të përmbytura, por edhe studio artistike

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Durrës kanë prekur jo vetëm banesat e qytetarëve, por edhe studiot e artistëve. Uji ka depërtuar në studion e skulptorit durrsak 87-vjeçar, Nelo Llukaçi, ku ai ka krijuar për dekada me radhë, duke rrezikuar seriozisht veprat e tij artistike, skulpturat dhe materialet e punës me vlerë të veçantë kulturore. Për shumë familje në zonën e ish-Kënetës, Durrësin e Ri, uji vijon të mbetet një rrezik jo vetëm për banesat, por edhe për shëndetin e banorëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Situata paraqitet problematike edhe në zonat e Spitallës dhe Nishtullës. Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit situata është më e qetë. Uji është tërhequr nga të gjitha rrugët kryesore të Durrësit, si edhe nga aksi kombëtar...