Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

Moti i keq që ka përshirë pjesën më të madhe të vendit ka shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore në vend. Kështu në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e ‘Vollgës’ janë nën ‘pushetin’ e ujit, duke i bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave. Reshjet dhe prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Edhe këtë të martë, vijojnë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Aktualisht sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër dhe Shtabi i Emergjencave në Prefekturë, nuk ka rrezik për përmbytje. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet aktualisht në kuotën 280 metra, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i lejuar, duke vijuar operimin...