Reshjet e shiut dhe shkarkimi nga 3 HEC-et në kaskadën e Drinit, përmbytje në Obot, niveli i ujit arrin në 50 cm

Reshjet e shiut dhe shkarkimi nga 3 HEC-et në kaskadën e Drinit, përmbytje në Obot, niveli i ujit arrin në 50 cm

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Prefektura e qarkut Shkodër ka dhënë përditësime lidhur me situatën e shkaktuar nga reshjet e shiu në 24 orët e fundit. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se në zonën e Obotit është evidentuar prezencë uji kryesisht në tokat bujqësore, duke zgjeruar sipërfaqen e përmbytur. Aksi rrugor lidhës i fshatit me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 40–50 cm, duke vështirësuar kalimin për mjetet e vogla. Që prej pasdites së djeshme është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës. Në zonën e Obotit ka prezencë uji kryesisht në tokat bujqësore, duke zgjeruar sipërfaqen e përmbytur.  Njoftimi i plotë: Prefektura e Qarkut informon mbi situatën aktuale në territorin e Shkodër dhe njësitë përreth, si pasojë e reshjeve dhe...