Reshjet e dëborës në vend, Rama njofton: Autoriteti Rrugor Shqiptar i angazhuar në gjithë territorin, apel qytetarëve të kenë kujdes
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se në kushtet e motit të vështirë që ka përfshirë vendin, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë angazhuar pa ndërprerje në të gjithë territorin, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në qarkullim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me reshje dëbore dhe ngrica. Aktualisht, në terren janë të angazhuara 130 mjete borëpastruese, 577 mjete të tjera mbështetëse dhe rreth 800 punonjës, ndërsa për përballimin e situatës janë në dispozicion 5 300 ton kripë dhe 1 800 ton granil. Top...
Burimi:
top-channel.tv