Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore-Theth i hapur, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve (VIDEO)

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore-Theth i hapur, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve (VIDEO)

Qafë Thore-Theth THETH- Autoriteti Rrugore Shqiptare (ARRSH) njofton se rruga në aksin Qafë Thore-Theth është aktualisht e hapur, pasi ka qëndruar prej disa orësh i bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Përmes një njoftimi publik, ARSH bën me dije se po vijon puna për pastrimin e borës dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës, teksa kontraktoi i mirëmbajtjes është në terren. ARRSH këshillon që të qarkullojnë tani mjetet që kanë nevojë të lëvizin, për të shmangur lëvizjen gjatë orëve të vona të natës, pasi ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve. Njoftimi: Qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur Vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët. Mjetet...