Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Reshjet e borës në Veri të vendit, mbi 200 mjete bllokohen në rrugë, mes tyre familje me fëmijë
pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Moti i keq që ka pushtuar vendin në orët e fundit ka sjellë problem të shumta në zonën e Shkodrës, ku prefekti i qytetit njofton se rreth 200 mjete janë bllokuar në akse të ndryshme rrugore. Siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga prefekti i qarkut Shkodër, mbi 200 mjete kanë tentuar të lëvizin në këtë segment, por qarkullimi është rivendosur falë ndërhyrjes së Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese. “Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Bllokimet janë evidentuar në akse të...