Reshje të dendura shiu dhe stuhi ere në Fier, hidrovaret në gatishmëri për të shmangur përmbytjet

Reshje të dendura shiu dhe stuhi ere në Fier, hidrovaret në gatishmëri për të shmangur përmbytjet

Reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me stuhi ere, kanë përfshirë Fierin gjatë paradites së sotme, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe autoritetet vendore. Sipas të dhënave paraprake, deri në këto momente nuk ka raportime për përmbytje apo dëme materiale të shkaktuara nga moti i keq. Ndërkohë, të gjitha hidrovaret në zonë ndodhen në gatishmëri dhe po funksionojnë me kapacitet të plotë, me qëllim parandalimin e çdo situate problematike dhe shmangien e përmbytjeve në zonat e rrezikuara.