Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus 5 gradë. Reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Qafë e Buallit-Kraste,Ura e Çerenecit-Librazh. Aktualisht trashësia e dëborës në në qytet vijon deri në 5 centimetra ndërsa në njësitë administrative Ostren,Trebisht,Zerqan, Fushë Bulqizë,Martanesh vijon nga 5 centimetra deri më 20 centimetra në zonat e thella. Problem ngelet aksi rrugor Lagje e Re me Lagjen e Vjetër ku prej dy ditësh vijon të ngelet bllokuar nga prezenca e ujit si për mjetet ashtu edhe për kalimtarët.