Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës. Sipas parashikimit, moti do të karakterizohet nga vranësira, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pothuajse të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës. Në zonën e Alpeve, në verilindje mbi lartësitë 700–800 metra dhe në juglindje mbi 800–900 metra, reshjet do të jenë në formë dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Pas mesditës parashikohet ndërprerje graduale e reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, si dhe intervale kthjellimesh. Era do të fryjë me drejtim kryesor...