Reshje shiu e dëbore në disa zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Ditën e shtunë, më 3 janar, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriperëndimore priten intervale të shkurtra me reshje shiu me intensitet deri të lartë, kryesisht në formën e stuhive. Ndërkohë, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore, reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Në verilindje dhe lindje të vendit, temperaturat minimale zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5–8°C. Në zonat...
Burimi:
sot.com.al