Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot

Vendi pritet të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë të shtunë, me vranësira të shpeshta dhe reshje të vazhdueshme. Që në orët e para të ditës, reshjet e shiut do të bien në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here me intensitet mesatar dhe shtrëngata të shkurtra. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore pritet që reshjet të arrijnë intensitet të lartë. Gjatë ditës nuk do të mungojnë shkarkesat elektrike, ndërsa në veri dhe verilindje, mbi 100 metra lartësi, parashikohen reshje dëbore. Borë do të ketë edhe në jug-juglindje në zonat mbi 200-300 metra lartësi, ku intensiteti i saj pritet të jetë i moderuar. Në mbrëmje, flokë dëbore të lehta priten të shfaqen edhe në zona të tjera të vendit. Pritet mjegull e dendur...