Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ndryshëm sipas zonave. Bashkia Kolonjë Në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë qarkullimi vijon normal, ndërsa në Gropat e Gëlqeres ka rrëshqitje të pjesshme të rrugës. Borëpastrueset dhe shërbimet e policisë janë në terren, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes. Bashkia Maliq Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në Sheqeras, ndërsa në Dunavec situata mbetet nën kontroll. Rrugët Maliq–Lozhan dhe Mesmal përballen me bllokime për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve. Rezervuarët po monitorohen dhe është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot. Bashkia Korçë dhe Devoll Në Denas niveli i ujit ka rënë dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa në njësinë Proger...