Reshje shiu dhe dëbore në Kukës, rënie gurësh në aksin Bajram Curr-Valbonë
Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Si rezultat i reshjeve gjatë natës ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh, më së shumti në Tropojë. Ndërkohë, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç Nj.Adm. Margegaj bashkia Tropojë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv