Reshje shiu dhe dëbore në Elbasan/ Prurjet e mëdha të lumit Devoll përmbytin tokat në Belsh, probleme edhe me energjinë elektrike
Në qarkun Elbasan orët e paradites janë karakterizuar nga kohë me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Në lartësi mbi 700 m kanë filluar reshjet e dëborës, ndërsa akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Njoftimi: Aksi rrugor nacional Elbasan-Q.Thanë ne Qafe Thane rezulton që kemi reshje dëbore dhe qarkullimi kryhet i menaxhuar nga shërbimet e policisë rrugore. Ne aksin rrugor Gramsh-Moglice kemi pasur prezence gurësh ne disa pika te cilat janë pastruar nga firma kontraktuese. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit te Zaranikes nuk paraqesin probleme deri ne këto momente. Nga HEC Moglica vijonë shkarkimet ne sasinë 390 m3/sek se bashku me prodhimin. Këto prurje nuk kane sjelle problematika ne bashkinë Cërrik përveç daljes ne disa pika te lumit...
Burimi:
top-channel.tv