Reshje dëbore në Qarkun e Kukësit, probleme me energjinë elektrike dhe rënie inertesh në disa akse rrugore
I gjithë territori i Qarkut Kukës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit, është përfshirë nga reshjet e dëborës. Prani dëbore raportohet edhe në disa akse nacionale, si: Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Qafë Mali–Kujës, Kam–Bajram Curri dhe Tropojë–Valbonë. Nga reshjet është përfshirë edhe Rruga e Kombit, në segmentin Fan–Kolsh, ku drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Në Valbonë dhe në Pllajën e Shishtavecit, trashësia e dëborës arrin deri në 25 cm. Pa energji elektrike janë rreth 800 abonentë në Lagjen 1 të qytetit të Kukësit, si dhe në fshatrat Shoshan dhe Ragam, Njësia Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë. Ndërkohë, subjekti kontraktor që mirëmban rrugët nacionale në Tropojë informon se, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin rrugor Dushaj–Lekbibaj....
Burimi:
top-channel.tv