Reshje dëbore edhe në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
Reshje dëbore ka pasur edhe në territorin e qarkut të Dibrës. Bora ka zbritur deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë fshatrat për rreth qytetit të Peshkopisë. Temperaturat nuk kanë zbritur nën zero. Siç raporton korrespondenti i Top Channel, deri tani nuk ka pasur dëme në pemtari, pasi një pjesë e dru frutorëve janë në procesin e çeljes së luleve. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv