Reshje bore dhe temperatura të ulëta, bllokohet sërish nga ortekët Qafë Thore
Mëngjesin e sotëm, në zonën e tuneleve në Qafë Thore, janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e plotë të segmentit rrugor. Sipas informacioneve paraprake, reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me luhatje të temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës nga shpatet malore mbi rrugë. Si pasojë e rrëshqitjes së ortekëve, zona e tuneleve është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren, e kombinuar me temperaturat në rritje, rrit probabilitetin për aktivizim të mëtejshëm të ortekëve gjatë orëve në vijim. Strukturat përkatëse të mirëmbajtjes rrugore dhe emergjencave civile janë në monitorim të vazhdueshëm...
Burimi:
kohajone.com