Rënia e ortekëve të dëborës/ Bllokohet aksi Qafë Thore-Theth

Rënia e ortekëve të dëborës/ Bllokohet aksi Qafë Thore-Theth

Si pasojë e rënies së disa ortekëve masivë në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore–Theth, rruga këtë mëngjes është bllokuar plotësisht, duke e bërë të pamundur qarkullimin e çdo mjeti në këtë segment. Masat e mëdha të dëborës dhe rreziku i vazhdueshëm për rrëshqitje të tjera kanë krijuar një situatë të rrezikshme për lëvizjen, sidomos në një nga akset më të frekuentuara turistike drejt Thethit. Autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile bëjnë me dije se, për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë. Edhe mjetet borëpastruese nuk mund të ndërhyjnë aktualisht në zonë, për shkak të rrezikut të lartë nga ortekë të tjerë të mundshëm dhe kushteve të vështira atmosferike. Burime nga terreni bëjnë të...