Rënia e Bylis nga Superiorja dhe ngjitja e Bylis B në të Parën, FSHF merr vendimin për rastin…

Rënia e Bylis nga Superiorja dhe ngjitja e Bylis B në të Parën, FSHF merr vendimin për rastin…

Në përfundim të kampionatit “Abissnet Superiore” rezulton se ekipi i KF Bylis është renditur në vendin e 9-të dhe zbret në Kategorinë e Parë. Në të njëjtën kohë KF Bylis B ka fituar ndeshjet e play-off të Kategorisë së Dytë.Referuar Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, pjesëmarrja e dy ekipeve të të njëjtit klub në të njëjtën kategori nuk lejohet. Gjithashtu, Neni 24.8 përcakton se, në rastet kur ekipi “A” zbret në kategorinë ku ndodhet ekipi “B”, atëherë ekipi “B” zbret automatikisht një kategori më poshtë.Për rrjedhojë, pavarësisht rezultatit sportiv të arritur, KF Bylis B nuk mund të marrë pjesë në Kategorinë e Parë dhe do të rikthehet në Kategorinë e Dytë për sezonin sportiv 2026/27.Duke qenë se rregulloret parashikojnë pasojën për KF Bylis...