RENEA përfaqëson Shqipërinë me sukses në “SWAT Challenge Dubai 2026”
Dy ekipe të Njësia Speciale RENEA përfaqësuan me profesionalizëm Policinë e Shtetit dhe Shqipërinë në garën ndërkombëtare “SWAT Challenge Dubai 2026”, duke treguar përkushtim dhe aftësi të larta operacionale deri në ditën e fundit të aktivitetit. Pjesëmarrja e njësive shqiptare të RENEA-s tërhoqi vëmendjen e homologëve ndërkombëtarë dhe nxiti diskutime për bashkëpunim në fushën e trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave. Gjatë aktivitetit, Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si dhe Komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, Abdullah Khalifa Al Marri, falënderuan efektivët për profesionalizmin e treguar. Në përfundim të garës, autoritetet e Dubait shprehën interes për nisjen e një procesi bashkëpunimi zyrtar me RENEA-n, në drejtim të trajnimeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira operative. Përfaqësuesit...
Burimi:
kohajone.com