Rëndohet situata në paraburgimin e Durrësit, gardianët shkojnë në punë me gomone!

Rëndohet situata në paraburgimin e Durrësit, gardianët shkojnë në punë me gomone!

Është rënduar situata nga përmbytjet në paraburgimin e qytetit të Durrësit. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve pjesa më e madhe e qelive në katin e parë është e mbushur me ujë dhe një pjesë e të burgosurve është transferuar në katin e dytë të godinës, mes tyre edhe ish-funksionarë të njohur publik. Ndërkohë, hyrja në paraburgim nga gardianët dhe përfaqësues të tjerë të institucionit është bërë me mjete alternative, të detyruara nga kushtet e përmbytjes. Sipas pamjeve të publikuara në media shihet se gardianët hyjnë në ambientet e paraburgimit me gomone. Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dënimin ish-ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.